Sin saber absolutamente nada de albanes, coloco este articulo...
En tirana, la capital de Albania, celebraciones por el anibersario numero 70 de la liberacion del país de las fuerzas nazis durante la segunda guerra mundial.
Al fondo, los veteranos de guerra muestan imagenes de Enver Hoxha, el lider comunista que comando las fuerzas de racistencia y gobernó el pais por 40 años.
Segun el mismo articulo, o por lo menos su traduccion en google, los cuadros del "dictador Hoxha" fueron quitados de quienes los portaban.
Kujtohet 70-vjetori i Çlirimit të Tiranës. Veteranët me portretet e Enver Hoxhës
17/11/2014
174
Autoritet më të larta në vend Kryetari parlamentit Meta, Kryeministri Rama dhe disa ministra kremtuan 70-vjetorin e Çlirimit të Tiranës.
Së bashku me shumë qytarë tiranas të mbledhur tek monumenti "Ushtarit të Panjohur", ata përkujtuan luftën e mijëra kryeqytetasve për çlirimin e qytetit të tyre, duke vendosur kurora me lule.
Sadi Vorpsi, prefekt i qarkut të Tiranës tha se “të gjthë brezat duhet të përkulen me nder në kujtim të atyre që dhanë jetën gjatë Luftës Nacional Çlirimtare".
"70 vite më parë, në Tiranë agoi një ditë e re, të këtij qyteti u bënë fole e ëndrrave, shpresave, idealeve të lartësuara, planeve dhe strehimit të gjithë atyre njerëzve që i dolën për zot kombit në ato ditë të errëta të historisë. Bujaria e njohur e tiranasve i hapi dyert për të gjithë ata që kaluan në ilegalitet. Rinia tiranase e dëgjoi thirrjen e atdheut të saj që lëngonte për liri dhe nuk hezitoi për asnjë moment të bashkohej me idealet e larta kombëtare", tha Vorpsi.
Pjesëmarrës në këtë 70-vjetor të Tiranës ishin edhe veteranët e luftës, disa prej tyre jo shumë larg Kryeministrit Edi Rama mbanin në duar pankarta me portretin e komandantit të Luftës Nacional-Çlirimtare, Enver Hoxha. Kryeministri Rama u shqetësua nga prania e pankartave të tilla dhe i kërkoi një prej asistenteve të protokollit largimin e tyre. Më pas oficerë të Gardës kanë ndërhyrë për largimin e personave që mbanin portretet e Enver Hoxhës.
Kjo ngjarje është komentuar edhe nga ambasada amerikane në Tiranë, nëpërmjet dy postimeve në Twitter, ku ambasadori Arvizu citohet të thotë se fatkeqësisht fotot e diktatorit Enver Hoxha e njollosën ceremoninë e sotme në Varrezat e Dëshmorëve. Kjo sipas kryediplomatit amerikan ishte një fyerje për shqiptarët.
/ Top Channel
[Tienes que estar registrado y conectado para ver esa imagen]
[Tienes que estar registrado y conectado para ver este vínculo]